Ekspertët e skuadrës së bombave janë thirrur pasi qytetet suedeze u tronditën nga katër shpërthime brenda një ore, ka thënë policia, me vendin që po përpiqet të frenojë një rritje të dhunës së lidhur me bandat .
Policia në Gothenburg pranoi raportime për dy shpërthime në adresa të ndryshme, 10 minuta diferencë nga njëra-tjetra.
“Të dyja zonat janë rrethuar dhe hetimet po vazhdojnë”, ka thënë policia, duke shtuar se skuadra kombëtare e bombave është thirrur aty.
Një orë më vonë, dy shpërthime të tjera u raportuan – një në Norsborg dhe tjetra në Nykoping, raportoi Guardian.
Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Suedia është përpjekur të frenojë një rritje të të shtënave dhe bombave në vitet e fundit, ndërsa bandat zgjidhin llogaritë e nxitur nga tregtia e drogës.
Policia e Goteborgut i tha Agence France-Presse se ishte shumë herët për të spekuluar mbi një motiv të dy shpërthimeve në qytet.
Në vitin 2022, sipas të dhënave të policisë, në Suedi ka pasur 90 shpërthime dhe 101 raste të tentativave për bomba ose përgatitje për bomba. Deri më 15 gusht të këtij viti ishin regjistruar 109 shpërthime.
Policia ka thënë më parë se bombat përdoren kryesisht për të frikësuar objektivat, ndërsa të shtënat përdoren për të vrarë armiqtë.
Vendi regjistroi 391 të shtëna në vitin 2022, 62 prej tyre fatale, nga 45 një vit më parë, sipas të dhënave të policisë.