Vendi ynë edhe pse i vogël, ka talente të shumtë në të gjitha fushat, si ato të artit, sportit, literaturës e shumë të tjera.
Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka shkuar në qytetin e Suharekës ku ka takuar një vajzë e cila punimet e saj i ka të veçanta.
Vajza krijon portretet e figurave të njohura kombëtare si Gjergj Kastrioti Skënderbeun, Adem Jasharin e shumë të tjerë me gozhda.
Artistja e re, tregon se për të punuar një portret me gozhda zakonisht i merr kohë asaj 2 javë deri në 1 muaj.
Ajo tutje tregon se ecuria e punës është komplekse dhe kërkon shumë përkushtim.
Përveç portreteve, ajo krijon edhe logo të ndryshme, si për organizata, biznese, por edhe ato të sportit. Ndër të tjera ajo tregon se ka përkrahjen e familjes, të shoqërisë, por besa edhe të qytetarëve të cilët e kanë vlerësuar shumë punën e saj. /Lajmi.net/
Më poshtë e keni videon e plotë: