Një sulm i madh me raketa u nis nga Hamasi duke synuar Tel Avivin, me sulmet që kërcënuan edhe një herë jetën e civilëve dhe një raketë ra mbi një shtëpi ku jeton një familje prej gjashtë anëtarësh, e cila shpëtoi për mrekulli.
Fotot e mëposhtme tregojnë tensionin në zonën e sulmit dhe njerëzit që ikin nga shtëpitë të frikësuar, në ankth për çdo minutë që kalon.
Tel Avivi i ngjan një fushëbeteje me sirena që bien pas shpërthimeve të njëpasnjëshme.
Vendi ku ra raketa është 25 minuta larg Tel Avivit dhe shihet një re e madhe tymi.
Vazhdimi i operacionit ushtarak në Gaza ishte paralajmëruar më herët nga Izraeli, ndërsa më parë kishte urdhëruar evakuimin në jug.
Forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet që filluan mbrëmë në Rripin e Gazës, duke synuar tunelet dhe infrastrukturën tjetër të Hamasit, si dhe liderët e lëvizjes islamike, tha veçanërisht ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad.
“Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë, sulmuam operativët terroristë në të gjitha nivelet, kudo”, tha ai në një video-mesazh.
“Udhëzimet për forcat janë të qarta: operacioni do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtejshëm”, shtoi ai./albeu.com