Pesë nxënës kanë mbetur të lënduar nga një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin perëndimor gjerman të Wuppertalit, shkruan BBC.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili gjithashtu mendohet se është lënduar.
Sipas gjermanes Bild, nxënësit u sulmuan nga një shok klase, megjithëse detajet janë ende të paqarta.
Një mësuese ka thënë se nxënësit ishin sulmuar me thikë dhe një palë gërshërë.
Më pas thuhet se nxënësit në shkollën e mesme “Wilhelm-Dörpfeld” e kanë barrikaduar veten në klasat e tyre.
Policia më pas ka thënë se situata është nën kontroll dhe nxënësit ishin të sigurt.
“Nxënësit janë lënduar”, ka thënë policia në një deklaratë në rrjetet sociale.