Të paktën 40 persona dyshohet se janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Moskë.
Siç bënë të ditur “Vishegrad24” sulmi është zhvilluar në një qendër tregtare dhe sallë koncertesh.
“U raportuan disa sulmues të armatosur me pushkë automatike dhe eksplozivë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reuters raporton se agjencitë ruse të lajmeve thanë se 50 ekuipazhe të ambulancës janë dërguar në vendngjarje.
“Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur sot në qendrën tregtare Crocus City,” tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.
“Më vjen keq për të dashurit e viktimave”.
Sobyanin tha se e gjithë ndihma e nevojshme do t’u ofrohet të lënduarve gjatë incidentit.