Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Bregun Perëndimor

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajrore izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë lënë të vrarë pesë persona, përfshirë djalin një militanti të njohur që gjendet në burg.

Izraeli po kryen bastisje në shkallë të gjerë në territor në javët e fundit dhe thotë se këto operacione kanë për qëllim shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve. Palestinezët druajnë se po zgjerohet lufta në Gazë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sulmet ajrore të kryera gjatë natës në qytetin Tubas, në veri të Bregut Perëndimor, lanë të vrarë pesë persona, përfshirë Mohammed Zubeidi, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë më 5 shtator.

Babai i tij, Zakaria Zubeidi, është një komandant i njohur militant gjatë kryengritjes të dytë palestineze në fillim të vitit 2000 i cili kishte marrë pjesë në ikjen nga burgu më 2011. Ai ishte arrestuar disa ditë më vonë.

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer tre sulme ajrore në Tubas ndaj militantëve, që tha se kanë kërcënuar ushtarët izraelitë.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor, raporoton Radio Evropa e Lirë.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.