Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, nëpërmjet një postimi në Facebook solli në vëmendje situatën komplekse të sigurisë në veri të Kosovës, e cila po ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga veprimet e grupeve kriminale me mbështetje nga Beogradi.
Ai ka folur për sulmet me mjete shpërthyese, duke thënë se ato përfaqësojnë një taktikë të re hibride.
Kjo sipas tij, nënkupton një përpjekje të Serbisë për të ruajtur ndikimin e saj në këtë rajon të brishtë.
Postimi i plotë:
Loja hibride e Serbisë përmes elementit kriminal në veri të vendit (Sulme me mjete shpërthyese)
Çfarë na tregojnë këto veprime të grupeve kriminale me mbështetjen e strukturave të Beogradit?
Është tregues se Serbia po përpiqet të formojë një strategji të re e cila ka dy synime:
a. Ata janë nën presionin e komunitetit serb nga Beogradi, i cili duhet të mbështesë qëndrimin e tij zyrtar.
b. Prezantimi si hapi i fundit para kolapsit që po ndodh përsa i përket investimeve strategjike në spektrin ekonomik
Çfarë do të prodhojnë për ne këto veprime të këtyre grupeve?
a. Në arenën ndërkombëtare presioni mbi procesin e dialogut politik.
b. Sa i përket sigurisë, nuk do të marr raporte të mira për situatën nga KFOR, duke arsyetuar praninë e faktorit ndërkombëtar në veri të Kosovës me tutje.
Por çfarë duhet bërë:
Institucioni politik duhet të rikonceptojë strategjinë për veriun në formën e avokimit në nivel ndërkombëtar.
Institucionet e sigurisë (përkrahja e politikës) urgjentisht themelojnë Xhandarmërinë e Kosovës deri në fillim të vitit 2025.
Institucionet e sigurisë duhet të vazhdojnë prezencën e tyre atje, por duke mos e neglizhuar sigurinë në pjesët tjera përmes formës hibride që do të pasojë nga Serbia.