Sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, viti 2024 pritet të jetë me shumë sfida, për cka ka thënë se është “detyrë e jona ta ndalim këtë qeveri humbëse”.
“Në vitin që po vjen na presin shumë punë, pasi që po shihet që do të jetë një vit me plot sfida për shtetin. Është detyrë e jona ta ndalim këtë qeveri humbëse, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Si Aleancë nuk do të hezitojmë t’i ndihmojmë proceset e brendshme për të ardhur deri te ndryshimi i domosdoshëm”, ka shkruar Ramush Haradinaj.
Por analisti politik, Gani Qarri e quan njeri aventurier liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
“Ramush Haradinaj vetëm para pak javësh, pas takimit me Mirosllav Lajçakun në Prishtinë, përderisa përfaqësuesit e PDK-së dhe të LDK-së deklaruan se “nuk e kanë parë” draft-dokumentin, ai bashkë me sejmenët e tij, Besnik Tahiri etj, deklaruan njëzëri se e kanë parë dhe lexuar dhe se ata e pranojnë draft-statusin e asociacionit, madje vet Ramush Haradinaj i bënte thirrje publike edhe kryeministrit Kurti, që ta pranonte dhe fillonte menjëherë, me formimin e tij, kurse tani i njëjti Ramush me sejmen, deklarohen se janë kundër, ndaj lind pyetja, athua ka qytetar në Kosovë që vërtetë mund tu besojnë aventurierëve të tillë, të cilët çdo ditë ndërrojnë fjalët dhe qëndrimet?!”, shprehet Qarri.
Gani Qarri
Sipas Qarrit, viti 2024 do të jetë një vit sfidues për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Përndryshe, për herë të parë, pas 12-13 viteve dialog, falë politikës largpamëse të udhëheqjes aktuale dhe mbështetjes së miqve tanë, Serbia ka filluar të qortohet publikisht nga faktori ndërkombëtar, BE dhe SHBA, ndaj deklarata e cila duket se është thënë në jermi, nga rrethanat e rënduara të greminës politike, ku pritet të përfundojë AAK, se viti 2024 pritet të jetë me shumë sfida, duke thirrur se është “detyrë e jona ta ndalim këtë qeveri humbëse”, ai duhet ta kuptojë edhe vet, se me një autobus simpatizant të hunit e të konopit, nuk mund të qojë as rrëzoj, qeveritë, jo këtë të Kurtit me 51% të votave, por as më të dobëtën të mundshme në Kosovë”, thekson Qarri.
“Madje gëzon shumë fakti tjetër, se menjëherë pas letrës me shkrim, që Serbia i dërgoi BE-së, se nuk pajtohet me konkluzionet e shteteve të Bashkimit Evropian dhe vendeve ballkanike, nuk e pranon komplet marrëveshjen as aneksin e dakordur me Kosovën, nuk do ta njoh de fakto as de jure Kosovën, nuk do të pajtohet me inkuadrimin e Kosovës në OKB, as organizatat tjera ndërkombëtare me rëndësi, si dhe nuk njeh integritetin territorial të Kosovës, që realisht është akt shumë i rrezikshëm e kriminal, dhe faktikisht edhe para-shpallje e një lufte të re me ftesë publike për agresion të hapur ushtarak, në një vend të pavarur të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, SHBA-të reaguan urgjentisht duke i dërguar Beogradit mesazhin më të qartë deri më tani, se pavarësisht cila do të jetë qeveria e ardhshme e Serbisë, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ajo nuk mund të devijojë nga linja e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe nga rruga drejt integrimit evropian”, shpjegon Qarri për “Bota sot”.
Ai thotë se viti 2024, do të jetë poashtu sfidues edhe për Kosovën, pasi në vitin e ardhshëm do të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Në fakt, viti 2024, vërtetë pritet të jetë mjaft sfidues si për SHBA-të, e BE-në, ashtu edhe për Kosovën, por jo për fajin e Qeverisë Kurti, apo se ajo është humbëse në planin e jashtëm e të brendshëm, sepse vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet në disa vend të BE-së si dhe në vet SHBA. Kurse ajo që mund ta rëndojë më tepër gjendjen e jashtme politike për Kosovën, është fakti se kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili, përveçse bënë punën e Vladimir Putinit në BE dhe pengon zgjerimin e Bashkimit Evropian, është edhe mik i ngushtë i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dhe mban qëndrim jo të mirë, ndaj Kosovë, ndaj nga 1 korriku i vitit 2024, pikërisht Hungaria, me Orbanin kryeministër, e ka radhën, ta marrë kryesimin e BE-së, gjë që me qëndrimin aktual të Orbanit ndaj vendit tonë, do të jetë, jo pak problematike për Kosovën”, thekson Qarri.
Por pse në çdo paraqitje të tij, Ramush Haradinaj e sulmon kryeministrin, Albin Kurti?
“Prandaj nëse Haradinaj ka aq fuqi, sa ta ndihmojë Kosovën, nuk e di se çfarë pret, ngase ai edhe duhet ta bëjë këtë, qoftë edhe duke ndihmuar në proceset e brendshme, por jo me idenë se përmes kritikave, kundër kryeministrit Kurti, mund të vije serish në pushtet, për ti rifilluar edhe njëherë pazaret me tokat e Kosovës, përndryshe sjelljet e ti, kaq të paqëndrueshme dhe sulmet irrituese, ndaj Qeverisë Kurti, më tepër duket se po bëhen nga inati i madh, i shpalljes së flet arrestit ndërkombëtar kundër krye terroristit serb, Millan Radojçiq, i cili mund t`ia ketë tharë xhepat edhe Ramush Haradinajt, me ndalimin e tregtisë së kundërligjshme me bandat kriminale në veri, nga Qeveria Kurti!”, përfundon për “Bota sot”, analisti Gani Qarri.