Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmet në Izrael, të paktën 40 të vdekur dhe 779 të plagosur

Të paktën 40 persona janë vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e papritur në mëngjesin e të shtunës kundër Izraelit, tha shërbimi i urgjencës i vendit.

779 persona të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, shkruan CNN.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se shpreson se përgjigja e Izraelit ndaj inkursionit të Hamasit të shtunën do të “kërkojë një çmim të madh” nga grupi militant.

Banorët e dy komuniteteve izraelite i thanë stacionit televiziv të vendit Channel 12 se sulmuesit nga Gaza po përpiqen të hyjnë në shtëpitë e tyre. Ata janë lutur vazhdimisht në televizion për ndihmë nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.