Një i dyshuar është hetuar nga policia për rastin e zjarrvënies në një shtëpi në Mitrovicë.
Një person në cilësinë e dëshmitarit është arrestuar mbrëmë dhe intervistuar në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës. Ai po hetohet për rastin e një shtëpie në mesnatën e kaluar, ku është sulmuar me koktej molotovi në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut, shkruan A2 CNN.
Hetimet i ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Jemi duke e intervistuar një person si dëshmitar. Pas intervistës e shohim a mbetet dëshmitar apo e shndërrojmë në të dyshimtë”, tha Elshani