Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një rreshter policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi dhe një kameraman janë sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren.
“Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoriatin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit.Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren.Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren në mbetet gjithmon e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyer, të vazhdueshëm dhe profesional”, ka thëne ai.