Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmi në Magdeburg, reagon Kurti: Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Gjermanisë

 
   

Numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë është rritur në pesë, sakaq kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner Haseloff, ka shtuar se numri i të lënduarve është mbi 200.

Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e të prekurve.

Në një postim në X, Kurti thotë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Gjermanisë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar shefi i ekzekutivit.