Mesnatën e së mërkurës një objekt në ndërtim ka qenë cak i një shpërthimi në Zubin Potok.
Përveç dëmeve materiale deri tani nuk u raportua për ndonjë person të lënduar.
Prona u tha se i takon ish-kryetarit të kësaj komune, Stefan Vulloviq.
Meida ka mësuar se motivi i kësaj sulmi mund të jetë politik.
Të njëjtat dyshime i ka edhe kreu aktual i Zubin Potokut Izmir Zeqiri.
Zeqiri tha se po sulmohen “ata që e kanë pranuar sistemin”.
“Ky sulm nuk është i pari. Për 3-4 muaj i kemi pasur disa sulme ndaj bashkëpunëtorëve të mi, pronave të atyre që bashkëpunojnë dhe e kanë pranuar sistemin”, tha Zeqiri,