Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Sulmi në veri, akt terrorist”, Halimi: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

 
   

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektromotoreve të saj. Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

Lidhur me këtë shpërthim ka folur në “News Line”, drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studimet Evropiane dhe Globale në Kosovë, Jeton Halimi, i cili ka thënë se veriu i Kosovës është vatër krizash. Ai e ka konsideruar këtë sulm si akt terrorist të organizuar nga grupet kriminale nga Radoiçiç dhe Vuçiç.

Sipas Halimit, përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

“Indiciet janë shumë më të qarta se Veriu i Kosovës ka qenë përherë në këto kriza. Pa marrë parasysh se cila qeveri ka qene në pushtet. E dimë shumë mirë që shtrirja e sovranitetit në veri i ka penguar serbët atje, veçanërisht grupet kriminale të drejtuara nga Radoiçiç. E dimë shumë mirë që mbas Radoiçiç fshihet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. E dimë shumë mirë që dhe për Bnjksën, fajin  e ka marrë vetë përsipër.

Interesi i Beogradit në këtë moment është që Aleksandër Vuçiç nuk ka marrë sanksionet kundër Rusisë dhe Rusia i ka aleatët e vetë në Kosovë përmes Vuçiç, prandaj po shfrytëzojnë luftën në Ukrainë.

Duhet ti arrestojnë personat që fshihen pas këtij akti terrorist dhe duhet të marrim masa ndaj të tjerëve që mendojnë të bëjnë të njëjtë gjë. Këtë akt të shëmtuar terrorist e dënojmë dhe ne si individ dhe si shoqëri civile, por dhe Ambasada Amerikane. Dasht zoti mos të përsëritet më”, u shpreh ai.