Në sulmin e kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok mund të kenë ndikuar persona që vijnë nga Rusia.
Kështu u shpreh për Dita Jonë gazetari Venar Isufi, sipas të cilit ky ishte sulmi më i rëndë pas luftës në Kosovës.
Ai theksoi se janë gjetur arsenal armësh dhe emblema të Rusisë.
“Është quajtur akt terrorist nga kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla. Edhe drejtori i policisë së Kosovë tha se; kemi të bëjmë me akt shumë profesionist nga grupe të shpallura terroriste nga Kosova si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Ky tenton të krijojë tensione në komunat veriore. Në këtë rast mund të kenë ndikuar persona që vijnë nga Rusia. Para disa javësh Rusia e ka sulmuar Ukrainën në vende kritike. Kemi të bëjmë me një rast që është më i rëndi i ndodhur pas luftës. Kemi të bëjmë me një rast që nëse sipas planifikimeve pasojat do të ishin shumë të mëdha te qytetarët. Janë gjetur arsenal armësh, emblema të Rusisë dhe ushtrisë serbe, rroba, veshje e pajisje ushtarake, granata hedhëse të prodhimit serb”.
Duke e cilësuar një akt terrorist, gazetari thekson se në vendngjarje ka pasur kamera të sigurisë por nuk kanë funksionuar para se të ndodhte sulmi.
“Në vendngjarje ka pasur kamera të sigurisë, por para se të ndodhte akti kamerat nuk kanë funksionuar. Shumë lehtë mund të vijnë grupe nga Serbia për të hyrë në Zubin Potok. Kemi numër të shtuar policësh, ka përkrahje të pjesëtarëve të KFOR-it sidomos atyre amerikanë”.
Sipas gazetarit në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok janë hedhur 20 kg eksploziv, që do të kishte
“Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme në komunën e Zveçanit në stacionin e Policisë dhe godinën e komunës, erdhi dhe sulmi në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok ku dyshohet se janë hedhur 20 kg eksploziv në vendin ku vjen uji nga liqeni i Ujmanit i cili përçohet tek termocentralet e KEK. Ky ujë ka rol kyç për ngrohjen e qytetarëve .Do të kishte problem shumë të madh për qytetarët. Lidhet me rajone të ndryshme të ujësjellësit. Pas disa punimeve ka arritur që problemi të zgjidhet në kohë rekord”.
Edhe ish-deputeti i PDK-së Kujtim Gashi, i quajti sulmet provokime të vazhdueshme dhe shprehu mbështetjen për institucionet. Sipas tij këto situata nuk duhen përdorur për aspekte politike.
“Provokime të vazhdueshme në këto 20 vite të pasluftës nuk është e papritur, por forcat e sigurisë kanë qenë vigjilente, siguria ka qenë e brishtë dhe qeveria e Kosovës duhet të rrisë kapacitetet në mënyrë që këto sulme dhe rasti i fundit të jetë në vëmendje. Ne jemi në mbështetje të institucioneve, dhe besoj që në këto raste i kemi dhënë mbështetje qeverisë e institucioneve të sigurisë dhe kapacitet tona i kemi ofruar. Nuk kemi të bëjmë me opozitë e qeveri, po i kemi dhënë mbështetje. Nuk duhen përdorur për këto situata për aspekte politike”.