Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmi terrorist në Ankara, reagon Haradinaj

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjet që humbën të afërmit e tyre si pasojë e sulmit terrorist në Ankara. 

Haradinaj ka thënë se ky sulm barbar godet njerëz të pafajshëm dhe cenon sigurinë e vendit. 

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i rëndë që meriton dënim të ashpër. Ky sulm barbar, që godet njerëz të pafajshëm dhe cenon sigurinë e një vendi të tërë, është një sulm kundër paqes dhe stabilitetit. Në këto momente të vështira, jemi pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë, duke shprehur ngushëllimet tona të thella për familjet e viktimave dhe duke lutur për shërimin e të plagosurve”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se duhet të jemi të bashkuar për një botë të sigurt.

“Qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet për një botë më të sigurt dhe më të drejtë, ku dhuna dhe terrori nuk kanë vend”, është shprehur Haradinaj.