Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmohen palestinezët derisa po ktheheshin në shtëpitë e tyre

Dy palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe shumë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza mes një armëpushimi të rënë dakord, ndërsa mijëra njerëz vazhduan të ktheheshin në pjesën veriore të enklavës së rrethuar.

Pesë vjeçarja Nadia Mohammed al-Amoudi u vra dhe tre persona u plagosën pasi ushtria izraelite bombardoi një karrocë kuaj të hënën vonë në al-Jisr, në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa.


Reklamë

Wafa raportoi gjithashtu se një palestinez u vra dhe disa njerëz u plagosën pasi forcat izraelite bombarduan një buldozer teksa po përpiqej të largonte një automjet të bllokuar në Nuseirat.

Këto shënojnë incidentet e fundit të sulmeve të palestinezëve të zhvendosur teksa ata përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre në enklavën bregdetare të shkatërruar nga lufta, në mes të një marrëveshjeje të vazhdueshme armëpushimi me tre faza të nënshkruar midis Hamasit dhe Izraelit, e cila hyri në fuqi më 19 janar.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se një avion “ka qëlluar për të zmbrapsur automjete të dyshimta” në Gazan qendrore, që po lëviznin në veri në një zonë që “nuk është miratuar për kalim sipas marrëveshjes”. Deklarata shtoi se forcat izraelite qëlluan gjithashtu mbi një palestinez në veri të Gazës, i cili “paraqiste një kërcënim për ta”, raporton Al Jazeera.

Që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar, janë raportuar disa shkelje nga ushtria izraelite në Gaza.