
Qytetarët e Pejës janë tronditur mbrëmë në orën e hershme të mëngjesit nga të shtënat me armë zjarri.
Dyshimet e para janë se një person, pronar i një biznesi është sulmuar me armë zjarri derisa ishte në veturën e tij.
Insajderi mëson se viktima është Edison Lajqi, pronar i një “Rent a car”
Prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Insajderin se janë duke bërë punë intensive për kapjen e personave të dyshuar.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Nikçi.