Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmohet me gurë treni Prishtinë-Pejë, menaxheri i Trainkos raporton se ishin disa persona të dyshuar

 
   

Një incident për motive akoma të panjohura ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, ku një tren në lëvizje është sulmuar me gurë. Të dyshuarit akoma s’janë identifikuar, ndërsa Policia tashmë ka iniciuar rastin.

Sipas informacioneve të para, rasti u denoncua gjatë ditës së djeshme nga një menaxher i Trainkos, i cili e raportoi incidentin që ndodhi pasditen e së dielës.

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve policorë, kanë qenë disa persona të dyshuar, të cilët janë parë teksa kanë gjuajtur me gurë në drejtim të trenit që ishte nisur nga Prishtina për në Pejë.

Si pasojë e sulmit, një xham është thyer dhe fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.