Policia e Kosovës ka arrestuar dje një mashkull pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar një femër.
Viktima siç bëhet me dije në raportin e policisë, ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 31.03.2024 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimes femer kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.