Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmuan Romeon dhe Ledrin pse nuk i vendosën emrin, reagon Klementi

‘E keni dit’ është shndërruar në refrenin e verës dhe zëri i Klementit mesiguri ju ka pushtuar mediat sociale dhe jo vetëm. Këngëtari 14 vjeçar ishte i ftuar në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermalin, në të paktat dalje të tij televizive pasi Klementi preferon që muzika e tij të flas më shumë se gjithçka. Kënga dhe klipi kanë ndezur diskutimet online për mungesën e tij në klip e në titull, diskutime që as Ermali s’mund ti anashkalonte. Çfarë thotë vet Klementi për këto reagime?

‘Më kanë ftuar djemtë, janë fantastikë. Romeo, Giti, Ledri i dua shumë. Për emrin e doja vet tek përshkrimi, kështu ramë dakort. Romeo dhe Ledri do e kishin bërë, por kështu ramë dakort. Edhe per videoklipin i folëm para se të bëhej kënga. Ne do kemi projekte të tjera, kemi materiale të tjera për verën’.

Klementi tregoi se ishte shumë i lumtur nga suksesi i këngës dhe se merr pafund mesazhe çdo ditë në Instagram e jo vetëm. Në mesin e kësaj zhurme ai pranon se do të rrij me këmbë në tokë e të mos bëhet mendjemadh. 14 vjeçari shtoi se familjarët e tij kanë qenë këto kohë suport i madh për të ndërsa duke buzëqeshur shtoi se sot mes këngëtarve të fushës ndihet më i miri, ose siç tha ‘kështu thonë’.