Njëri nga sulmuesit është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Por i njëjti më pas u nxor nga aty për t’u nisur drejt Qendrës Klinike universitare të Kosovës.
Ndryshe, në arsenal armësh është gjetur nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës.
Kështu ka njoftuar shefi i stafit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Arsenal armësh gjindet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, shkroi ai.