Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Supendohet polici i Ferizajt, qytetari habit me arysen se pse e dënonte vazhdimisht

 
   

Inspektorati Policor ka vendosur që ta suspendojë nga puna policin nga Ferizaj, i cili në një video të publikuar nga media, sillej si “kapadai” me një qytetar.

Të mërkurën (25.06.2024), u raportua për sjelljet e policit Erion Leka ndaj një qytetari ku dëgjohej ndër të tjera duke thënë “Nëse kalon edhe njëherë në këtë rrugë, do ta konfiskoj patent shoferin”.

Burimet mësojnë që polici Erion Leka është suspenduar me rekomandim të IPK-së.

Qëndrim Ukshini, qytetar që punon si taksist ka pretenduar se vazhdimisht po dënohet nga polici Erion Leka.

Sipas tij kjo po bëhet për arsye personale. Ai thotë se me rrogën që merr si taksi mban familjen, por që dënimet e vazhdueshme që po merr nga ky polic janë duke ia vështirësuar punën.

E gjitha kjo sipas, qytetarit po ndodh sepse policin po e pengojnë vajzat që ai ka klientë në taksi.