
Mbrëmja e sotme premton surpriza të shumta në ‘Big Brother VIP Albania’. Sipas faqes zyrtare të reality show, Heidi Baci, do të suprizohet sot nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që kapi finale e ‘Grande Fratello.
Jo vetëm kaq, por këtë natë, banorët do të mësojnë datën e finales së madhe. Po ashtu, sonte do diskutohet loja e Jetmirit, përplasjet mes Egla Cenos dhe Liamit. Po ashtu, gjatë Prime-it, do të publikohet edhe kënga që banorët kanë krijuar brenda shtëpisë.
Kujtojmë se sonte në televotim ‘kokë më kokë’ janë Lidi dhe Liami, e njëri prej tyre do lërë shtëpinë.