Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Surpriza, para por edhe…/ Çfarë do të sjellë Hëna e re në Gaforre për shenjën tënde?

Periudha e Hënës së re është perfekte për manifestimin dhe shprehjen e dëshirave më të mëdha. Hëna e re do të ndodhë më 17 korrik dhe do të sjellë shumë surpriza për çdo shenjë.

Dashi

Dashi, shtëpia ndodhet aty ku ke zemrën. Edhe kur bota duket kaotike dhe bëhesh konfuz/e, rikthehu aty ku ndodhet zemra dhe shtëpia jote. Rikthehu aty ku ndihesh më mirë dhe mos harro t’i flasësh vetes me shumë dashuri.

Demi

Gjatë kësaj periudhe, ke kaq shumë mendime që të gëlojnë në kokë. Mbase duhet të shprehësh emocionet dhe idetë e tua, kjo do të sillte një lehtësim të madh. Njerëzit përreth të dëgjojnë dhe interesohen për ty, ndaj dil nga guaska.

Binjakët

Edhe nëse vendimet e tua kanë kuptim vetëm për ty, është totalisht në rregull. Ti, si çdokush ke mendimet e tua, zgjedhjet që bën në jetë dhe mund të kesh edhe disa pendesa. Të gjitha këto të bëjnë qenie njerëzore, që edhe nëse gabon, të paktën ke bëre zgjedhjen që ti vetë ke dashur.

Gaforrja

Si është të ngadalësosh pak hapat dhe të lidhesh me të tjerët mendërisht dhe emocionalisht? Shpirti yt të njoftoi se ka nevojë për pauzë dhe ti e dëgjove. Tani, do ta ndjesh energjinë që rritet brenda teje dhe do të rikthehesh më i/e fortë se kurrë.

Luani

Luan, ti e di shumë mirë: Duhet të mbyllësh së pari një projekt që të nisësh një tjetër. Kontrolloji shpesh mendimet e tua dhe dëgjoje veten se çfarë do, në mënyrë që ta kuptosh se pse mund të përballesh me situata stresuese.

Virgjëresha

Mund të themi që ti bën çdo grup shoqëror të funksionojë dhe në ciklin e ri hënor, ti do të kesh si detyrë që të kërkosh dhe të vendosësh balancën. Mund ta gjesh veten duke u kujdesur për njerëzit që të rrethojnë, por mos neglizho qëllimet dhe dëshirat e tua.

Peshorja

Peshore, e gjithë vëmendja është tek ti, por si ndihesh ti për këtë? Hëna e re të rikujton që të mbyllësh detyrat që i ke vendosur vetes, sidomos në shtëpi. Familja dhe zona jote e rehatisë janë super të rëndësishme, ndaj mundohu që të gjesh një balancë mes të dyjave.

Akrepi

Cila është motoja jote këtë periudhë? Shkruaje dhe thuaje derisa të realizohet. Një moto që të frymëzon kërkon vëmendje, vetëdijen, përkushtimin dhe dëshirën tënde të plotë për ta vënë në jetë atë. Mëso nga gabimet e së shkuarës dhe mundohu të bësh më të mirën për veten.

Shigjetari

Shpesh, njerëzit thonë se forca e madhe lind nga një dhimbje e madhe dhe ndonjëherë, kjo është e vërtetë. Që të zhvillosh një forcë të madhe brenda dhe jashtë teje, duhet ta sfidosh veten. Por kjo nuk do të thotë të tolerosh dhimbje të padurueshme. Sfidoje veten, ama njihu me limitet e tua.

Bricjapi

Ke ndërtuar një mur në zemrën tënde dhe kjo të ka bërë që të ndalosh për pak kohë lidhjen me njerëzit e tjerë. Dorëzoji armët, Bricjap dhe lëri ndjenjat dhe dashurinë e të tjerëve të mbërrijnë në zemrën tënde.

Ujori

Disa mendime po të mundojnë dhe po ta bëjnë sfiduese jetën. Po përballesh me një moment jo shumë të qartë në jetën tënde, por duhet të rikujtosh se ku ka dyshime, ka edhe mençuri dhe zgjidhje. Shko pranë elementit tënd, medito, reflekto dhe identifiko problemin.

Peshqit

Mund ta trajtosh veten me shumë ëmbëlsi, sepse kemi përshtypjen se e ka lënë paksa pas dore. Merr drejtimin e jetës tënde dhe mendo se ç’të mungon. Sapo ta kuptosh, do ta kërkosh, do ta gjesh dhe do të përmbushesh.