Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Suspendohen dy studente, e pranuan fajin se ishin “seksere” të profesorit Bekim Bejta

Si pasojë e shkeljeve të rënda disiplinore, raportohet se për gjashtë muaj janë suspenduar dy studente të cilët kishin krijuar një grup në aplikacionin “Viber”, duke u mundësuar studentëve të tjerë t’i përmirësojnë notat në lëndët e Bekim Bejtës, profesor i suspenduar.

Në vendim bëhet e ditur se sudentet e kanë pranuar fajin, sipas raportimit të Gazetës Koha.

“Studentëve t’u shqiptohet masë disiplinore, e cila parashihet në nenin 13, respektivisht paragrafi 1. Pika d. Ndalim i përkohshëm nga fakulteti për 6 muaj, gjatë kohëzgjatjes së masës disiplinore studentëve L.V. dhe E.B. u ndalohet qasja në objektin e Fakultetit të Filologjisë ku i ndjekin studimet, si dhe qasja në platformat zyrtare elektronike“, thuhet në vendimin e Këshillit të Fakultetit Filologjik.