Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Suspendohet një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë

– Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar.

Tutje thuhet se hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.