Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

 
   

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar të premten se kanë arritur që t’i identifikojnë shumicën e organizatorëve të protestave në veri të vendit, siç i ka quajtur ai kriminelë.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin publik, Sveçla ka thënë se identifikimi i tyre është bërë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Policia e shërbimet e vendeve aleate, ndërsa ka paralajmëruar edhe arrestimin e tyre.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me shërbimet e vendeve aleate, ka arritur që shumicën nga këta kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë, të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët e thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it”.

“Ne këtë kontingjent e kemi riverifikuar, të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riverifikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës t’i arrestojë”, ka deklaruar ministri.

Ai ka theksuar se situata në veri të vendit është më e qetë për dallim nga ditët e kaluara, ku pati incidente e veprime, sipas tij, jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

“Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi. Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi”.

“Sot isha në vizitë në disa lokacione atje dhe kishte qetësi, kishte një profesionalizëm të jashtëzakonshëm të Policisë së Kosovës, për çfarë i falënderoj me plot zemër dhe çdo gjë po vijonte sipas planeve të PK-së. Tashmë është e ditur se kishte edhe protesta, por që në numër ishin shumë më të vogël, sesa zakonisht në këto ditëve të fundit dhe ishin të qeta”, ka thënë Sveçla.