Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet kriminale të maskuara e të drejtuara nga Beogradi e kanë sulmuar Policinë e Kosovës në Zveçan.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se i dënon ashpër këto sulme.
“Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë”.
“Ne qëndrojmë të bashkuar kundër një dhune të tillë. Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë”, ka thënë Sveçla.