Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla jep detaje për aksionin e Krimeve Ekonomike në Fushë Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ndarë detaje mbi aksionin e Krimeve Ekonomike në Fushë Kosovë, ku u arrestuan dy të dyshuar për fajde.

Sipas Sveçlës, të dyshuarit, përmes veprimtarisë së jashtligjshme të fajdesë, kanë përfituar nga një qytetar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e treguar dhe për përkushtimin që qytetarët tanë të kenë jetë të qetë dhe të sigurt” ka shkruar Sveçla në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Sveçla:

Vazhdon lufta ndaj krimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka finalizuar sot me sukses një operacion kundër veprimtarisë së fajdes.

Janë arrestuar dy persona nga Fushë Kosova të cilët përmes të veprimtarisë së jashtëligjshme të fajdes kanë përfituar nga një qytetar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e treguar dhe për përkushtimin që qytetarët tanë të kenë jetë të qetë dhe të sigurtë.