Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, në këtë konferencë të jashtëzakonshme së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha tha se të premten është shmangur një sulm terrorist, gjersa theksoi se do të kërkojë nga Qeveria që të shpall organizatë terroriste “Mbrojtjen Civile”.
“Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenja me simbole të formacionit ilegal kriminal e terrorist ‘Brigada e Veriut’, shenja dalluese të njësiteve ruse, radio lidhje të njëjta me ato të konfiskuara në zyrën ilegale të Aleksandar Filipoviqit në komunën e Leposaviqit. Qytetarët e dinë se Filipoviq ka qenë ish shef i Operativës në drejtorin rajonale të veriut i cili është dekoruar nga presidenti i Serbisë, Vuçiq”, tha ai