
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka kujtuar aktivistin e VV-së Arbënor Deharin, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai tha se i ndjeri ishte model i një aktivisti modest e të vendosur, dhe se ishte shembull.
“Në historikun 19 vjeçar të Lëvizjes sonë qëndron angazhimi i pashoq i Arbënorit, aktivistit të pandalshëm në çdo organizim të saj. Ai ishte modeli i aktivistit modest e të vendosur i cili ishte motiv për të gjithë ne, për shoqet e shokët e tij”, shkroi Sveçla në Facebook.
“Arbënorin do ta kujtojmë gjithmonë për guximin, dijen e vullnetin e tij, për angazhimin pa kursim për barazi, drejtësi e mirëqenie për të gjithë. Arbënor Dehari do të jetë përjetësisht udhërrëfyes në punën tonë të përditshme, në përpjekjet tona për qytetarët tanë e për ngritjen dhe forcimin e shtetit tonë”, shtoi ai.