Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një intervistë në BBC, ka dhënë detaje nga sulmi i së dielës në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues nga grupi kriminal serb.
Sveçla, tregoi se si ka filluar e gjithë ngjarja dhe si ka vazhduar për tërë ditën e diele.
Ministri, mes tjerash u pyet nga prezantuesja edhe për dialogun, transmeton Klankosova.tv.
“Herët në mëngjes, një patrullë policore në një detyrë normale është sulmuar, dhe në këtë sulm fatkeqësisht një nga zyrtarët tanë policor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur”, u shpreh Sveçla për BBC.
“Ne kemi parë dy kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe sulmet vazhduan pothuajse për gjithë ditën”.
“Ka një rrugë për t’u kthyer në negociata, ajo çka ne duam që të sigurohemi që të gjithë të ndihen të sigurt të sigurojmë sundim të ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”.
“Fatkeqësisht Serbia mendon se me sulme terroriste mund të ndryshojë situatën dhe mendojnë që mund ta vendosin në tryezë të bisedimeve”.
“What we want to do is make sure everyone feels safe…”
Xhelal Sveçla, the Kosovan Minister of Internal Affairs responds after Serbia’s President blamed Kosovo for months of provocation after a deadly stand-off between ethnic Serb gunmen and police in northern Kosovo. pic.twitter.com/bpkd3BpiGN
— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) September 25, 2023