Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla: Në ditë si këto, dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me vrasjen e policit Afrim Bunjaku, Kosova ka humbur një njeri dhe polic të mrekullueshëm.

Në mbledhjen komemorative për nder të rreshteri Bunjaku, Sveçla ka thënë se përveç dhimbjes, ndjen edhe krenari për Bunjakun e se në ditë si këto dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë.

“Jam sot para jush me ndjenjën e dhimbjes që kisha edhe në mëngjesin kur pranova lajmin e hidhur. Kësaj dhimbjeje që po e ndjej po i shtohet edhe krenaria që e kishim fatin ta kemi reshterin Bunjaku në radhët tona”.

“Guximi i pashembullt që këtë rrugë që e hapi që 22 vite është dhe duhet të jetë pasqyrë se duhet të punojmë më shumë për paqen dhe sigurinë. Dje humbëm një njeri të mirë, baba të mrekullueshëm, një polic të mrekullueshëm që u vra në luftën për Kosovën. Në ditë si këto dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë, Kosovën ta bëjmë vendin që ai ka dashur.”