Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ku dhe ka mbetur i vdekur një polic.
Sveçla para mediave në paraqitjen nga veriu i vendit, shprehu ngushëllime për familjen e policit të vrarë.
Ai u shpreh se përgjigja e policisë së Kosovës ishte e menjëhershme pas rastit, ku për një kohë të shkurtër e vunë nën kontroll gjithë territorin.“Ne kemi 6 të arrestuar, 2 nga ta të plagosur, me uniformë të armatosur dhe 4 të tjerë si mbështetje me radiolidhje, si dhe së paku 3 sulmues të vrarë, ku vazhdojnë dhe procedurat e identifikimit e bartjet. Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të armatimit, ushqim, përgatitje për barrikada, pajisje për disa qindra sulmues të tjerë që në mënyrë masive të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Kosovës. Këta kanë dështuar falë angazhimit të jashtëzakonshëm, sakrificës së policëve të Kosovës. Ky është sulm terrorist, duke qenë se kanë qenë të përfshirë në akte terrorist”, u shpreh Sveçla.