Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka treguar se një prej jelekëve antiplumb të gjetur në veturën me armatim në Zveçan ka pasur shenjën e njësive speciale ruse.
Sveçla ka thënë se kjo do të thotë që në Kosovë mund të jetë një pjesëtar i kësaj njësie të Rusisë, ose është ndonjë serb që ka qenë pjesë e luftërave në Rusi dhe është kthyer këtu për ta luftuar Kosovën.
“Njëri nga jelekët antiplumb ka shenjën e njësive speciale ruse.
Që do të thotë ose kemi një pjesëtar të kësaj njësie në Kosovë, ose kemi ndonjë serb që ka qenë pjesë e luftarëve atje dhe është kthyer këtu për të vazhduar luftën kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Sveçla.