Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla njofton se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radoiçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se për çka do të shfrytëzohet vila e Milan Radojiçiqit buzë liqenit të Ujmanit.

Siç njofton ministri ajo vilë është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Ai ka thënë se “bypass” i tunelit është i uzurpuar nga ky kompleks i Radojiçiqit.

Tutje, Sveçla ka shtuar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “e pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacioni për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.