Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla për hapjen e kufirit në Bllacë: Do të ketë veç një ndalesë kontrolli, do të minimizohen pritjet e qytetarëve

 
   

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e hapjes së kufirit të përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bllacë ka thënë se tash e tutje pritjet e qytetarëve do të jenë më të vogla.

Ai ka thënë se në kufi do ketë veç një ndalesë kontrolli.

“Qytetarët tonë do të kenë vec një ndalesë kontrolli që do t’i minimizojë pritjet e tyre”, ka thënë ai.

Kurse, Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka thënë se pas një angazhimi të gjatë sot po përurohet një projekt i veçantë për të dy shtetet.

“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”.