Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla për Llune: Edhe më herët i kishte sulmuar pjesëtarët e forcave ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se serbi i arrestuar sot Milun Milenkoviq-Llune nuk i ka për herë të parë sulmet kriminale.

Ai, me anë të një cicërimë në Twitter, ka thënë se Llune edhe më herët njihej për sulme ndaj pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare.

“Milun Milenkoviq-Llune nuk është i ri në sulmet kriminale. Jo vetëm që ai ka sulmuar KFOR-in në Zveçan ditët e fundit, por edhe sipas autoriteteve gjyqësore dhe të sigurisë, edhe në të kaluarën ai kishte sulmuar pjesëtarët e forcave ndërkombëtare”.

“Këta kriminelë dhe veprimet e tyre duhet të dënohen nga të gjithë”, ka shkruar Sveçla.

Pas arrestimit të Llune, në Mitrovicën Veriore u ngritën për të protestuar një numër i serbëve.