Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla: Policia e Kosovës është sulmuar 100 herë nga grupet ekstremiste

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka deklaruar se sfida më e madhe ka qenë ruajtja e integritetit territorial dhe e sigurisë publike.

“Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është që një sulm e kemi pasur ditën e djeshme ku është rrezikuar jeta e një pjesëtari të policisë, megjithatë situata atje është përmirësuar ndjeshëm, për disa qarqe edhe pabesueshëm mirë”, ka deklaruar Sveçla.

Tutje ai ka thënë se Policia e Kosovës gjatë periudhës janar – nëntor, ka iniciuar 46.050 raste, prej të cilave 26.334 kanë qenë vepra penale.

“Falë angazhimit dhe mbështetjes së të gjithëve, është arritur neutralizimi i grupeve kriminale, që pak a shumë ka qenë i njëjti kontingjent i angazhuar në barrikada, në kontrabanda, shtypjen e vullnetit të qytetarëve atje, por edhe në sulme ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë ministri i MPB-së.