Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja që është bërë sot në banesën e Milan Radojiçiq, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Sveçla ka thënë se nga pamjet në fjalë “dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.
“Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.
Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.
Ndryshe, Radojiçiq, përmes përfaqësuesit të tij, e ka pranuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë.
Milan Radojiçiq pranon se mori pjesë në sulmin terrorist në Bansjkë: Kam kryer të gjitha përgatitjet logjistike