Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla publikon pamjet dhe njofton për mbyllen e tri komunave paralele: Koha e paligjshmërisë ka përfunduar

 
   

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot për mbylljen e tri komunave paralele në rajonin e Dukagjinit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

“Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës”, ka shtuar ai.

“Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar në fund ministri Sveçla.