Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla raporton në Komision, flet për Bansjkën, NJSI-në dhe aksionet në veri

 
   

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të hënë ka raportuar në Komisionin për Cështje të sigurisë.

Ministri foli për sfidat kryesore me të cilat është përballur Kosova në aspektin e sigurisë. Sipas tij ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2023 kanë qenë: “menaxhimi i situates në Banjskë, mbyllja e 11 rrugëve ilegale në veri, migrimi i paligjshëm, normalizimi i punës së katër stacioneve policore në veri, sekuestrimi i alarmeve atje dhe neutralizimi i ndikimit fizik të bandave atje dhe implementimi i reciprocitetit për stikersa”.

Si sukses ministri Sveçla e përmendi edhe regjistrimin e veturave nga targat ilegale në ato RKS dhe konfiskimin e mbi 600 kilogramwve tw substancave narkotike.

“Është arritur të realizohet regjistrimi i veturave në targa RKS. Gjatë 2023 mbi katër mijë targa të veturave në Veri janë rikthy në RKS. 602 kg substancë të ndryshme narkotike janë konfiskuar gjatë këtij viti”, tha ai.

Po ashtu sipas tij “janë lansuar 19 shërbime të reja në e Kosova. Poashtu kemi barë qasje me të lehtë për riatdhesim”, dhe se “Policia e Kosovës ka arritur të investojë 94% të buxhetit mbi 80 milion euro kryesisht në armatim”.

Pas raportimit, kryetari i komisionit Bekw Berisha e pyeti ministrin për protestat e njësisë speciale dhe kërkesat e tyre.

Me këtë raste Ministri Svecla tha se ka ngritje të pagave dhe se ata paguhen në bazë të punës dhe kontributit që japin.

Ai mohoi se NJSI-sw i janw reduktuar kompetencat nw shenjw hakmarrjeje sic wshtw raportuar.

“Qe nga fillimi i mandatit e sidomos gjatë 2023, kem punu që kushtet e punës e në përgjithësi realizimi i detyrave për Policinë e Kosovës të bëhet në mënyrën me të mirë të mundshëm. Njësitë speciale jo që janë degraduar por janë ngritur lidhur me ish njësitin FIT, disa lajme nuk janë të vërteta dhe ajo tashmë është kthyer në drejtori. Nuk bëhet fjalë për ndonjë largim të kompetencave por janë shtu organizimet. Në kuadër të reformës, departamentit të kufirit i është shtu edhe njësiti i reagimit të shpejtë. Kompetencat e secilit njësit të policisë së Kosovës janë të qarta. Lidhur më kompensimet këto njësite janë duke u kompensuar më shumë se kurrë. Në kuadër të ligjit për paga janë parapa klasifikimet e duhura për secilin profesion dhe edhe Policia e Kosovës ka pas rritje dhe është marr vendimi për sigurimin ë të ardhurave shtesë që ka të bëjë më sigurinë. Mund të ketë pakënaqësi por kontributi i tyre është i madhe”, tha Sveçla.

Anëtari i komisionit që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli e ka pyetur ministrin Sveçla pse nuk është ngritur ndonjë aktakuzë deri tash për rastin e Banjskes.

“Nuk ka aktakuzë për rastin e Banjskes, a është në pyetje që s’po ka argumente të duhur prokuroria apo cka është në pyetje pse s’po shohim ndonjë aktakuzë të ngritur për këtë rast”.

Në ketë pyetje përgjigjja e Ministri Xhelal Sveçla tha se është koha e fundit që Prokuroria të ngris aktakuzat.

“ Policia e Kosovës ka ndërmarr hetimin më të rende në rastin e Banjskes, një pjesë e këtyre dëshmive janë publike dhe një pjesë janë në duar të Prokurorisë dhe mendoj se është koha e fundit që Prokuroria të filloje më ngritje të aktakuzave apo të një raporti përfundimtar. Edhe partneret tanë ndërkombëtarë duhet të dinë se çfarë ka ndodhë dhe çfarë është zbuluat nga këto hetime”.

Në këtë mbledhje në Kuvend për shqyrtim u dërgua edhe Projektligji për shërbimet private të sigurisë.