Kryetari i asamblistëve të LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka thënë Arianit Beqiri ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti, u arrestua, pasi refuzoi të paguaj hyrjen për në hapësirën ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.
Sveçla ka kritikuar mënyrën se si është arrestuar Beqiri, duke thënë se me policinë duhet të merret Inspektorati Policor.
“Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.
Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”, ka shkruar në Facebook ai.