
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Jasenovikun, pendën e Liqenit të Ujmanit, Zubqin, Junaken e Urën e Bistricës.
Ai atje u prit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku tha se ata s’po kursejnë asgjë për sovranitet, kushtetutshmëri e ligjshmëri.
“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë”, ka thënë Sveçla.
“Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, tha Sveçla.