Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçlës iu refuzua vizita në Preshevë, reagon ashpër Kamberi: Qeveria në Beograd nuk ndryshon

 
   

Ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, i është refuzuar leja për të vizituar Preshevën.

Për këtë kishte reaguar edhe vet ministri Sveçla, duke thënë se autoritetet e Serbisë, ia mohuan vizitën e tij në Luginën e Preshevës, pa asnjë arsye dhe shpjegim.

Reagim pas këtij veprimi ka pasur edhe Shaip Kamberi.

Ai ka thënë se me këtë tregon se Qeveria e Beogradit nuk ndryshon dhe mbetet po ajo paranojke e me urrejtje ndaj shqiptarëve.

“Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës!”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike!

Refuzimi i lejes për vizitë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të Ministrit të Punëve të Brendshme të RKS, Xhelal Sveçla nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, mirëpo ai sjell edhe njëherë dëshminë se pavarsisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!

Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdushme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës!

Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqiprinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë.