Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Syla publikon foto: Kjo copë buke sot u është servuar ushtarëve të FSK-së

Gazmend Syla kryetar i OVL- UÇK-së në Pejë, ka publikuar një fotografi të një cope buke të mykur e cila sipas tij të mërkurën u është seruar ushtarëve të FSK-së në njërën prej kazermave në Gjilan.

Ai ka fajësuar Qeverinë Kurti për situatën e krijuar me ushqimin e ushtarëve dhe ka ftuar Prokurorinë të merret me këtë rast.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Prej dy muajsh, djemtë dhe vajzat që kanë përgjegjësi janë të uritur dhe të kequshqyer, sepse zyrtarë të lartë të regjimit të Albin Kurtit, kanë zgjedhur të vjedhin në vend që të kujdesen për mirëqenien e ushtarëve të vendit tonë. Prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të merret me ata që janë të përfshirë në hajni, madje edhe në vjedhjen e bukës së ushtarëve”, ka shkruar Syla.