Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Syla: Turp, shumica e politikanëve e paskan lëshu Kosovën për përvjetor të pavarësisë

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka thënë se shumica e politikanëve në Qeverinë e Kosovës dhe nga opozita kanë qenë jashtë shtetit në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Syla, përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë si “akt turpi”.

“Shumica e politikanëve në Qeveri, e besa edhe ne opozite e paskan leshu Kosoven per festën e 16 vjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar ai.

“Rralle dikush qè paska mbet me festu brenda. Po me duket se shpejt ja ka nisë me ju bo bajat Kosova… plus ksaj ende jemi në masa sankcionuse prej Amerikanëve dhe Evropianëve”.

“Kjo eshte turp, per politikën dhe puntorët e shtetit. Se studentët e qytetarët le të dalin se sherri i kësaj politike kanë qenë të izoluar qe shumë vjet”.