Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SYRI TV/ Djali i bashkëjetuesit i përdh unon të bijën, nëna: Vajza 12 vjeçe flinte me të në dhomë

Një grua në Pogradec ka denoncuar djalin bashkëjetuesit të saj pasi ai abuzonte me vajzën e saj vetëm 12 vjece. Ndërkohë që djali i bashkjetuesës së saj është 29 vjec, ai ka pasur marrëdhënie me të bijën e saj për një periudhë prej më shumë se një viti e gjysmë. Në deklaratën e dhënë para mediave, nëna e të miturës është shprehur se vjaza e saj për shkak të pamundësisë ekonomike dhe banesës së vogël flinte me të njëjtën dhomë me djalin e bashkëjetuesit.

Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29 vjeçarin prej 1.5 viti dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës kishin bërë plane për tu martuar kur ajo të rritej. Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit në policia nga nëna e saj, e mitura ka deklaruar se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologia.