
Rike Roçi ka ngacmuar aktorin Julian Deda në shtëpinë e “Big Brother VIP” me fjalë flirtuese.
“Ta hangsha syrin. Ma hoqe trurin”– ishin disa nga fjalët që modelja i drejtoi banorit, si pasojë e një sfide nga “Vëllai i Madh”.
E teksa ndodhej në një makinë të zezë luksoze, Rike e ftoi Julin që ti bëjë një xhiro duke thënë: “Hajde se do të përjetosh ëndrrat që nuk i ke përjetuar kurrë”, megjithëse ai luajti rolin e një çuni mamaje.
Pjesë nga flirtimi:
Rike: Ta hangsha syrin
Juli: Kjo makina e kujt është?
Rike: E imja, a do të vish ta bësh një xhiro?
Juli: Po por ti jap vetë dhe jo ti japësh ti
Rike: Hajde o rrush, o yll
Juli: Po mos më thuj rrush mua se jam gjithë ky çun
Rike: Ma hoqe trunin
Juli: Mua po ma heq trurin kjo makina
Rike: Hajde se unë jam më e mirë se makina
Juli: Ku do të më çosh?
Rike: Hajde se do të përjetosh ëndrrat që nuk i ke përjetuar kurrë